Deputeti i zgjedhur i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ se nuk ka besim tek vendimi i gjykatave sa i takon padive të PD-së, e cila pretendon se zgjedhjet e 25 prillit u vodhën.
Sipas Gjekmarkajt, PD po përgatit dosjen për të bindur opinionin publik dhe ndërkombëtar, për çështjen se si janë manipuluar zgjedhjet.
“Nuk kam besim tek gjykatat. Ato do veprojnë të gjitha kundër opozitës. Shoh se si në mënyrë të turpshme përdridhen disa dhe i bashkohen fitimtarit. Unë druaj shumë se nëse nuk ka rezistencë, jo thjesht asaj në formën klasike, këtu do të ketë rënie të elitave, rënie të universiteteve. Që ditën e parë pas zgjedhjeve kam qenë partizan i rezistencës së qytetarëve. Kam besim që dosja kaq e madhe që po përgatitet në mënyrë të shpejtë, do të bëjë që të ndryshojnë qëndrim ndërkombëtar.
Jam skeptik se zgjidhja do të na vijë nga ndërkombëtarët. Ajo duhet të vijë nga qytetarët. PD ka zgjedhur strategjinë e faktimit. PD po përgatit dosjen për të bindur opinionin publik dhe ndërkombëtar, për çështjen se si janë manipuluar zgjedhjet. Kjo është strategji. Beteja do të jetë kudo, në parlament, në rrugë, kudo.”, tha Gjekmarkaj.