Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetet sociale ish kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit publikoi një video me dy qëndrimet e deputetit demokrat, njëra shprehur në vitin 2017 dhe tjetra pak ditë më parë nga Kurbini, krah Lulzim Bashës.
Përmes këtij postimi me titull: Gjeneral ‘non grata’ dhe forca e tij, Gjekmarkaj kujton sjelljen e Berishës kur ishte në pushtet.
“Unë nuk i bie mohit qëndrimeve të mia nuk bëj si Sali Berisha i cili shante me kuç e maç Fatos Nanon pastaj na thoshte eee nuk janë te verteta e bëra për politike! E shpalltë më të ziun armik Ilir Meten pastaj bënte kualicion dhe e mbulonte me një mijë të mira.
Prej 16 vitesh levdon pa kut e mase Lulzim Bashen e tani e shan pa asnjë siguresë dhe ky na flet për koherencë me postulatin “shikoni e gjykoni vetë”, shkruan Gjekmarkaj.
Sipas nenkryetarit te PD, “tani që Sali Berisha u damkos nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion me shpalljen non gratta atij i ndryshoi qendrimi per PD, Boten dhe individet”.
“Në PD kam hyrë me vullnet të lirë dhe Lulzim Basha ishtë Kryetar i saj kur e kam pranuar atë ftesë të cilin po e mbeshtesja për Kryeminister. Tre a kater herë që e kam takuar Sali Berishen më ka kerkuar ta mbeshtes Lulzim Bashen duke e konsideruar më të mirin në kampin blu edhe pse unë kisha rezerva, të shprehura publikisht.
Ja kam degjuar fjalën. Se fsheh që kam patur respekt për Sali Berishen për disa cilesi , beteja e fitore duke ruajtur gjykimin kritik për disa të tjera, e kam votuar dhe mbeshtetur sidomos pas vitit 2013 kur ra nga vakti, në angazhimin tim publik me modesti aq sa peshe kishte dhe ka fjala ime.
E kam degjuar Berishen edhe për Lulzim Bashen të cilin në gjerat e medha e kam mbeshtetur perseri nga viti 2018 e ketej.
Tani që Sali Berisha u damkos nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion me shpalljen non gratta atij i ndryshoi qendrimi per PD, Boten dhe individet. Sipas tij secili prej nesh duhej të ishte një kukull në duart e tij e ta ndihmonim në kthimin e prones ! Nuk duhej të kishim ne një mendim e veprim tonin por të mendonim me mendjen e Sali Berishes”, shkruan Gjekmarakaj.
Postimi i plotë:
Gjeneral Non Gratta dhe koherenca e tij .
Tani nga e vona e darkes një kolege në PD me dergoi një video me dy copa, protagonist i së ciles isha unë vetë. Sa mirë do kishte bërë të mos ma dergonte por ja që ma bëri këtë nder. Sali Berisha kishte montuar dy pamje të verteta në një. Unë në vitin 2017 njeri në punë të vet , analist për qejfin tim gegë, pa angazhime politike dhe një tjeter dje në Kurbin pas kater vitesh si Nën/Kryetar e deputet i PD.
Pamja e djeshme e ka merzitur dukshem Sali Berishen i cili Kurbinin e konsideronte një lloj bastioni të vetin ku qindra e qindra demokratë priten me entuziazem Lulzim Bashen nën sloganin “Zgjedhim të ardhmen”!
Nuk i zinte salla , gjysma mbeten jashtë. Kështu do ndodhë në Durres, në Korçe, Shkoder e kudo.
Unë nuk i bie mohit qëndrimeve të mia nuk bëj si Sali Berisha i cili shante me kuç e maç Fatos Nanon pastaj na thoshte eee nuk janë te verteta e bëra për politike! E shpalltë më të ziun armik Ilir Meten pastaj bënte kualicion dhe e mbulonte me një mijë të mira.
Prej 16 vitesh levdon pa kut e mase Lulzim Bashen e tani e shan pa asnjë siguresë dhe ky na flet për koherencë me postulatin “shikoni e gjykoni vetë”.
Nuk nderhyri kurrë për ti ndrequr gjërat në PD persa kohë ata ishin miq e bashkëpunetorë e ndihej i sigurtë. Kështu ka bërë me Hajdarin, Pashkon, Ceken, Imamin , Ngjelen, Rulin, Pollon , Zogajn, Shehun, me Xhuvelin me Duken, me Ndoken me Dulen , me plot personazhe mediatik që i ka futur në burgje dhe u ka djegur gazetat dhe më pas miq për kokë e lavde që nuk ti zë koka.
Në kater vite kanë ndodhur shumë gjëra. Në PD kam hyrë me vullnet të lirë dhe Lulzim Basha ishtë Kryetar i saj kur e kam pranuar atë ftesë të cilin po e mbeshtesja për Kryeminister. Tre a kater herë që e kam takuar Sali Berishen më ka kerkuar ta mbeshtes Lulzim Bashen duke e konsideruar më të mirin në kampin blu edhe pse unë kisha rezerva, të shprehura publikisht.
Ja kam degjuar fjalën. Se fsheh që kam patur respekt për Sali Berishen për disa cilesi , beteja e fitore duke ruajtur gjykimin kritik për disa të tjera, e kam votuar dhe mbeshtetur sidomos pas vitit 2013 kur ra nga vakti, në angazhimin tim publik me modesti aq sa peshe kishte dhe ka fjala ime.
E kam degjuar Berishen edhe për Lulzim Bashen të cilin në gjerat e medha e kam mbeshtetur perseri nga viti 2018 e ketej.
Tani që Sali Berisha u damkos nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion me shpalljen non gratta atij i ndryshoi qendrimi per PD, Boten dhe individet. Sipas tij secili prej nesh duhej të ishte një kukull në duart e tij e ta ndihmonim në kthimin e prones ! Nuk duhej të kishim ne një mendim e veprim tonin por të mendonim me mendjen e Sali Berishes. Ne duhej të vepronim sipas levizjeve të duarve të tij kur “Gjeneral Non Gratta” drejtonte turmen drejt gjakderdhjes në PD.
Kesisoj do të isha demokrat i madh, i denjë per të perfaqesuar popullin e Lezhes e shumë epitete të tjera. Berisha prej 30 vitesh me mediat e tij dhe sherbetoret e shumtë është mesuar ti intimidojë njerzit dhe ata të heshtin duke hequr pengesat për qellimet e tij.
Unë s’kam ndermend të kem frikë e as ti hap rrugë, as të bëj siç do ai. Në çdo rast do të veproj sipas bindjes sime personale e cila mes lindjes dhe perendimit zgjedh të dytin , mes Sali Berishes non gratta dhe Lulzim Bashes të mbeshtetur nga amerikanet perseri zgjedh të dytin. Në zgjedhje finale do të mbeshtesja çdo person që bota demokratike perendimore mbeshtet perballë dikujt që na fton në konflikt me to per interesta e veta të ngushta.
Kushdo që rreshtohet krah tij SB, meriton çdo vlersim hyjnor nga goja e Doktorit , nuk ka rëndesi në ishte hajdut, figurë komike apo pijanec ordiner, mjafton që i rri në krah. Me Gerdecin njesoj ka ndodhur. Kush i doli në krah në atë gjëmë bëri prokopi e karrierë edhe pse kaqol. Keqardhje pata kur u damkos nga Amerika e cila paskesh patur të drejtë, e njihka më mirë CIA, FBI siç tha ambasadorja Kim se unë i ngrati ngarkuar me sentimente. Unë bëj pjesë tek ata njerez të cilit mendonin se Lulzim Basha nuk do ta largonte Sali Berishen nga PD dhe kur e beri pergenjeshtroi një pershtypje që ishte krijuar për të në vend.
Me 8 Janar kam qënë në Selinë e PD dhe qe një ditë e zeze, e tmershme e orkestruar nga Sali Berisha dhe njerzit afer tij. Qyski, shina, vare, “koka dashi”, gurë , shkallë e kercenime hidhnin mbi grupin drejtues ushtaret e tij të në oborr.
Sali Berisha po krijonte të gjitha kushtet për kasaphanë. Si e tillë u gjykua ajo në të kater anet , nga departamenti i shtetit amerikan, nga BE, nga mediat e nga pjesa më e madhe e opinionit publik shqiptar.
Unë kam qënë brenda selisë dhe kam fiksuar pamjet e shumëkujt edhe të Lulzim Bashes i cili nuk shfaqi frikë për asnjë çast. Perballë Sali Berishes e dhunes së tij edhe pse nuk e prisnin ai ka shfaqur trimeri dy herë.
Sido që të jenë mardhenjet e mia në të ardhmen me Kryetarin e PD këtë të vertetë do them e rithem. Njerzit nuk janë prej betoni , me ndryshimin e situatave dhe ngjarjeve secili prej nesh evolon sidomos në kushtet e perballjes me një regjim si ky i Edi Rames produkt i masakres elektorale të njohur si të tillë edhe nga Sali Berisha i cili tani pos së shkuares edhe fjalitë, edhe moralin i ka non gratta.
Sa herë ka evoluar Sali Berisha? Vetem ai mund të ndryshojë mendim ndersa në njeri jo në politike kur i bashkohet një trupe politike jo? “Nata është e shkretë troku natën mbush veç ndërgjegjes sate prapa s’të ndjek kush” do të vlenin keto vargje për “Gjeneral Non Graten” i cili asgjë të perbashket nuk ka me Gjeneral Mosiun.