Një burrë është gjetur i vdekur pranë Liqenit Artificial të Tiranës, mëngjesin e së martës, ndërsa policia njofton se bëhet fjalë për një mashkull rreth 57 vjeç.
Trupi i tij i pajetë është gjendur rreth orës 07:00 të mëngjesit nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për shtetasin A.I. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.