Gjendet thuajse i dekompozuar 53-vjeçari në Lezhë, dyshimet e para të Policisë

AKTUALITET


Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Dajç të Lezhës. Viktima është një 53-vjeçar i cili u gjet thuajse i dekompozuar.

Ai dyshohet të ketë humbur jetën disa kohë më parë, por nuk është konstatuar nga asnjë pasi 53-vjeçari jetonte i vetëm.

Deri më tani rrethanat e ngjarjes mbeten mister. Për këtë arsye trupi i pajetë është dërguar në morgun e Tiranës. Do të jetë ekspertiza e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 53-vjeçarit.



Skip to toolbar