Gjermania konfirmon rritje të rasteve me koronavirus

AKTUALITET


Ndonëse në shifra jo të mëdha, Gjermania konfirmon një rritje të rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, pas disa ditësh të qeta dhe me numra të përmirësuara.

Sipas të dhënave të institutit “Robert Koch” për sëmundjet infektive gjatë ditës së fundit u regjistruan 301 persona të tjerë të infektuar me virusin vdekjeprurës për një total prej 183 mijë të prekurish.


Gjithashtu 22 pacientë e humbën “betejën” me koronavirusin e ri duke e çuar numrin total të viktimave në 8,668 persona.

Gjermania, megjithatë është një ndër vendet që ka bilancin më të ulët të të prekurve krahasuar me shtetet e tjera të zhvilluara të Unionit Europian.




Skip to toolbar