GJKKO dënon me 6 muaj burg Sonila Qaton. Jepet vendimi edhe për 9 të pandehurit e tjerë

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale ndaj 10 të pandehurve, mes të cilëve ndodhej edhe ish-drejtorja e ATP, Sonila Qato. 

Ajo akuzohej për “shkelje të barazisë në tendera” gjatë kohës që drejtonte Agjencinë e Prokurimeve të Përqendruara.

Sipas trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka (kryesuese), Erjon Çela dhe Rudina Palloj, Qato u shpall fajtore për shkeljen e procedurave të prokurimit publik dhe u dënua me 6 muaj burg, i cili u konvertua në punë me interes publik, në total 60 orë, për t’u kryer brenda 6 muajve. Po ashtu, gjykata vendosi pezullimin e ushtrimit të funksioneve publike për 1 vit ndaj saj.

E njëjta masë u vendos edhe për tre të pandehur të tjerë, ndërsa shtatë të tjerë u shpallën të pafajshëm, pasi gjykata vlerësoi se mungonte vepra penale në veprimet e tyre. 



Skip to toolbar