GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të kaloj për gjykim çështjen në ngarkim të Erion Veliajt dhe 29 të tjerëve.

Vendimi u dha në seancë paraprake nga gjyqtarja Etleva Deda. Ky vendim vjen një vit pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës.

Më datë 10 shkurt 2025, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shoqërua prej ambjenteve të zyrës së tij dhe u ndalua, bazuar në masën e masa e sigurimit “arrest në burg” që ishte caktuar një ditë më parë, pasi akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për stilin e jetesës dhe blerje luksoze në internet. Veliaj dhe Xoxa i mohojnë akuzat.



Skip to toolbar