GJKKO kalon për gjykim Metën e Kryemadhin, i pandehur edhe babai i nënkryetares së PL, Erisa Xhixho

AKTUALITET


GJKKO vendos të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema Cokut. I pandehur është marrë edhe babai i nënkryetares së PL, Erisa Xhixho, Pirro Xhixho.

SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit të vitit të kaluar, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Sipas hetimeve të SPAK, Ilir Meta i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024 akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, për cështjen e aferëz CEZ – DIA, Lobimin e LSI në SHBA, dhe Pastrimi të Parave.

Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash.



Skip to toolbar