Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Kreshnik (Budlla) Farruku, duke hequr masën arrest në burg pasi dyshohej për trafik kokaine.
Kjo erdhi pas verifikimit ku kodi pin SKY ECC nuk i përkiste atij, por të vëllait, Roland Farruku.
Nga ana tjetër, Kreshnik Farruku do të vijojë të mbahet i arrestuar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdher arrest si i dyshuar në shtetin fqinj për trafik të lëndëve narkotike.