Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal ndaj deputetes Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi per veprat penale te shperdorimit te detyres, pastrimit te parave dhe falsifikimit te dokumentave.
Gjykata eshte vene ne levizje nga eurodeputeti Alfred Beleri që bëri kallëzim ndaj tyre në SPAK për çështjen e tjetërsimit të pronave në Himarë.
Në momentin që SPAK mbylli hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro dhe bashkë me disa të tjerë e dërgoi në gjyq, pushoi hetimet per Xhaçken dhe bashkëshorti i saj me argumentin se nuk jane gjetur prova per ndjekjen penale.
Por kete vendim Beleri e ankimoi ne gjykate ku kërkonte shfuqizimin e vendimit të SPAK me të cilin njoftohej mosfillimi i procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, ku ky i fundit perfitoi rreth 10 mije metra katror toke ne nje fshat te Himares ne cilesine e investitorit strategjik.
Per kete pronë të blerë nga bashkëshorti i Xhaçkës, sipas gjykatës, është dhënë statusi i investitorit strategjik nga Këshilli i Ministrave, pjesë e të cilit ishte edhe edhe Olta Xhaçka si ministre e Mbrojtjes ne ate kohe.
Por sipas gjykates, Xhaçka me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin interesit nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të të pasurive shtetëror