Gjovalin Loka, ish-sigurims/ Lleshaj: Mbaj përgjegjësi për të, kam vlerësim maksimal për punën e tij

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë në Korçë, ku ka takuar funksionarë të Policisë së Shtetit.

Në këtë ceremoni, Lleshaj është pyetur edhe për akuzat e opozitës, se Gjovalin Lokaj ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Lleshaj ka thënë se mban përgjegjësi për emërimin e Lokës, duke shtuar se vlerëson maksimalisht punën e tij.

“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit.

Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar Lleshaj.

Deklarata u bë në Korçë, ku ministri Lleshaj mori pjesë në prezantimin e forcave të reja policore që janë shtuar në radhët e policisë kufitare, forcave shqiponja të cilat u shtuan me 50 efektivë të rinj.

Partia Demokratike akuzoi drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike  Gjovalin Lokën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kjo akuzë është vërtetuar nga ana e Komisionit të Vlerësimit të vettingut në polici, por Loka u konfirmua në detyrë, pasi u tha se ai nuk ka firmosur asnjë dokument për sa kohë ka mbajtur poste në Sigurim.



Skip to toolbar