Gjuha fyese dhe urrejtja online/ Altin Azizaj: Në ankesat e këtij viti, Tik Tok dhe Instagram mbajnë peshën kryesore të incidenteve

Më të fundit


TIRANË- Dhuna dhe gjuha fyese në rrjetet sociale kryesisht mes adoleshentëve, është kthyer në një problem serioz për shoqërinë tonë. Altin Azizaj, drejtor i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve i ftuar në “Real Story”, tha se platformat sociale, kryesisht Instagram dhe Tik Tok janë më të përdorshme nga fëmijët. Ai theksoi se shumica e ankesave dhe incidenteve vijnë nga Instagrami dhe Tik Tok.

“Ne jemi marrë ditën e djeshme, pas asaj të Fan Nolit, ka qenë një djalë, që ka nxjerrë një video dhe nuk e kam idenë nëse ka lidhje me djalin që u vra apo me vrasësin, por që kishte nxjerr video ku i bënte thirrje të gjithë adoleshentëve të mbajnë thika. Ishte një video makabre, që nxiste urrejtjen. Kur ka një ngjarje kaq të rëndë, situatë të dalë jashtë kontrollit është shumë e lehtë, qoftë liderishipi, shoqëria civile, të gjithë njerëzit fokusin e kanë që situata të mbetet më e qetë. Padisktuim që drejtësia duhet të japë vendimin e vet, por kjo do kohë, nuk ndodh sot për nesër. Ajo që duhet parë, dhe unë mendoj se pas kalimit të kësaj traume, duhet të shikojmë se cilat janë masat.

Unë e dëgjova kryeministrin me shumë vëmendje. Kryeministri ka patur takim gjatë prillit me nëndrejtorin e përgjithshëm të Tik Tok në Evropë. Interneti është ai gypi që na hedh të gjithëve online. Në momentin që në hyjmë në internet, të gjithë ne, ne krijojmë një ekosistem të gjerë, ku ndër të tjera në këtë ekosistemin që ne hedhim, jo se na detyron kush, por është zgjedhja jonë. Tik Tok, Facebook, Instagram, janë platforma të mëdha të tregtisë. Tik Tok që është platformë funy do thosha, shumica e adoleshentëve e gjejnë më të përshtatshme bashkë që me instagramin. Po të shijojmë ankesat e këtij viti, Tik Tok dhe Instagram, i mbajnë peshën kryesore të incidenteve. Të gjitha platformat ku shkojnë fëmijët sot, të gjitha kanë probleme”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar