Ndërkohë që gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e disa neneve të saj, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”.
Ai ka thënë se gjuha shqipe nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese apo e përkohshme e partive politike, pasi zgjidhen një herë në katër vite.
Sipas Ramës, gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por të ushqejë frymën e bashkimit mes dy popujve transformues të shqiptarëve, “Shqiptarëve u mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar. Në pamje të parë, të gjithë kultivuesit e strabizmit politik, do thoshin na duhen më shumë daulle, qeleshe që ti çojmë nëpër botë. Arbër Xhaferri thotë komplet të kundërtën. Të propaganduarit mes vetit, në mënyrë që në të hedhim valle dhe e gjithë bota matan perdeve le të tundet. Ndryshe nga shumë kush mund të shkruaj, apo mund të ketë shkruar në të ardhmen, ka dhe një karakteristikë tjetër që e bën një nga personalitet më të mëdha, që është që kur lexon Arbër Xhaferrin nuk gjen asnjë të çarë mes atyre që ai shkruan dhe ilustron me forcën e shembullit.
Sot pata kënaqësinë e posaçme, sa herë Ali Ahmeti vjen në Tiranë apo kur shkoj në një vend tjetër, duhet ta pyes Aliun tre herë që ai të përgjigjet tre minuta, ndërsa kur vjen këtu flet vetë s’kam nevojë ta pyes fare. Uroj që t’i Ali mos të biesh kurrë hero se na duhet dhe rruga është shumë e gjatë. Këtu futem dhe tema e gjuhës shqipe që është në një moment të pakontensueshëm në Maqedoninë e Veriut.
Nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese apo e përkohshme e partive politike, pasi zgjidhen një herë në katër vite. Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut por të ushqejë frymën e bashkimit mes dy popujve transformues të shqiptarëve. Në këtë rast dy popujve transformues në Maqedoninë e Veriut në sistemin e vlerave juridiko, sociale. Shumë vite më parë, Arbër Xhaferri dhe Ali Ahmeti bashkë me shumë të tjerë, por unë kam këta si kokat e shqiponjave, u vendos për gjuhën shqipe. Sot nga ky podium, nga kjo foltore është shkruar një nga emrat më të mëdhenj të shqiptarit më të mëdhenj, trajektorja e jetës së tij është një film”, tha ndër të tjera kryeministri./abcnews.al