Gjuriç akuza ndaj Kosovës: Po përpiqet ta pezullojë dialogun me Serbinë

KOSOVA


Ambasadori i ri serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç akuzoi Kosovën se po tenton që të pezullojë dialogun me Serbinë.

Ai deklaroi se sot në Beograd do të ketë një takim me përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova, në të cilin do të diskutohet për përgjigjen që do të japë pala serbe.

I pyetur lidhur me deklarata e fundit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti se nuk do të pranojë të bëhen negociata shtesë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai thotë se kjo përçon një mesazh të papërgjegjësisë, shkruan Tanjug.



Skip to toolbar