Me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”, avokati shkruan se pasivizimi i adresave po detyron shqiptarët të largohen pasi po humbasin të drejtën për të marrë letërnjoftimin, pasaportën e re, të drejtën e pensionit, sigurimin shëndetësor e të drejta të tjera.
“Regjistrimi i padisë dhe pajisja me numër aplikimi nga Gjykata e Strasburgut është një hap procedural shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se kjo Gjykatë refuzon mbi 90% të rasteve që në fazën fillestare. Qëllimi im kryesor është që përmes këtij rasti, Gjykata të zbatojë procedurën e vendimit pilot (rregulla 61). Kjo do të thotë që vendimi të mos mbetet vetëm për Teutën, por të detyrojë Serbinë të ndalojë këtë praktikë sistematike për të gjithë dhe të aplikohet në të gjitha rastet e ngjashme”, ka shkruar ai.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Luginë të Preshevës që të ndjekin procedurat e brendshme ligjore.
