Gjykata më e lartë administrative e Francës ka lënë në fuqi vendimin mbarëkombëtar për të ndaluar përdorimin e veshjes së kostumeve të notit “burkini” në pishinat publike.
Burkini vishen kryesisht nga gratë muslimane, ato mbulojnë të gjithë trupin me përjashtim të fytyrës, këmbëve dhe duarve. Por gjykata franceze tha se nuk mund të lejonte “përjashtime selektive nga rregullat për të plotësuar kërkesat fetare”.
Mosmarrëveshja shkoi deri në Këshillin e Shtetit pasi një gjykatë lokale në Grenoble pezulloi ndalimin me arsyetimin se cenonte seriozisht parimin e neutralitetit në shërbimet publike.
Kryetari i bashkisë së Grenoble, Eric Piolle argumentoi se njerëzit që përdorin shërbimet publike, si pishinat dhe ambientet sportive duhet të lejohen të vishen si të duan.
Gjyqtarët në ‘Conseil d’Etat’ vendosën në favor të prefekturës Isere dhe konfirmuan se rregulloret e reja të rrobave të banjës në Grenoble kishin synuar vetëm “të kënaqnin një kërkesë fetare”.
Që nga viti 2016-të, disa autoritete lokale franceze janë përpjekur të mos e lejojnë me ligj veshjen e burkinit në vende publike.
Liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka dënuar burkinin si “veshje të propagandës islamike” dhe ka bërë thirrje për më shumë rregullime.
Por në vitin 2019, autoritetet në qytetin veriperëndimor të Rennes përditësuan në heshtje politikat e higjienës së pishinave për të lejuar burkinit dhe lloje të tjera të rrobave të banjës.