Gjykata Kushtetuese thotë se vendimi i Kuvendit për të mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese mocionin deputetëve nuk është ekzekutuar nga Kuvendi.
Gjykata Kushtetuese urdhëroi sot Kuvendin që të dërgojë menjëherë në Kushtetuese mocionin e deputetëve për mandatin e Xhaçkës.
‘Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi saj nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Përmes vendimit Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit dhe asnjë organ s’ka të drejtë ti vërë në diskutim. Organet shtetërore duhet t’i zbatojnë.
Gjykata theksoi se vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të dërguar në gjykatë mocionin e mandatit është i detyrueshëm për zbatim.
Kuvendi duhet të votojë në përputhje me urdhërimin e gjykatës pasi nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare. Është në kuadër të ekzekutimit të urdhrit të gjykatës. Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdëgjimin e mocionin në gjykatën Kushtetuese.
Detyrimin e Kuvendit për dërgimin për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi.’- u shpreh kryetarja e gjykatës Kushtetuese.