Gjykata lehtëson dënimin vrasësit së policit/ Prokuroria e Apelit rekurs në Gjykatën e Lartë

AKTUALITET


Treshja e gjyqtareve Albert Meça, Ardit Mustafaj dhe Miranda Andoni kryesuese dënuan me 35 vite burg Mërnicën, ndërkohë që gjykaya e Fierit më herët pati dhënë dënim me burg të perjetshëm për autorin.

Në lidhje me ketë vendim, reagoi edhe ministri i brendshëm Besfort Lamallari duke e cilësuar vendimin thellësisht shqetësues.

“Vendimi për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së një punonjësi të Policisë së Shtetit është thellësisht shqetësues. Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia ishte një sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor.

Një akt i tillë nuk lëndon vetëm familjen e të ndjerit dhe dekurajon kolegët në uniformë, por rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës. Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit, por presim që drejtësia të jetë e fortë dhe në lartësinë e përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që mbrojnë rendin çdo ditë.“ tha Lamallari në rrjetin social Facebook.

Mërnica akuzohet për “vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”. Efektivi i forcave Shqiponja u vra me armë zjarri pas një konflikti te çastit.



Skip to toolbar