Gjykata e Durrësit ka liruar 10 nga 18 policët dhe zyrtarët e arrestuar për abuzimin me pronat. Sipas vendimit të Gjykatës janë lënë të lirë Sami Xhafa, Nikollë Marku, Besnik Domi, Astrit Nuri, Julian Kacadej, Marius Shahini, Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka. Nga dhjetë të liruarit, 6 janë zyrtarë, ndërsa 4 posedues të ndërtimeve pa leje.
Të gjithë të arrestuarit kanë qenë të pranishëm në gjykatë, ndërkohë që për policin Gani Dama masa u dha në mungesë, pasi është ende në kërkim, ndërsa Astrit Nure, specialist armatimi, që është pezulluar nga detyra dhe është lënë në detyrim paraqitje, është përfaqësuar me avokat. Prokuror i çështjes ishte Afrim Shehu, ndërsa gjyqtari që vlerësoi masat, Paulin Çera.
Seanca gjyqësore përfundoi rreth orës 16:30, por gjykatës iu deshën tre orë kohë për të dhënë vendimin, duke njoftuar palët se vendimi për masat e sigurimit personal do të jepet në orën 19:30. Ndërkohë, gjatë seancës maratonë pati edhe incident me një nga të arrestuarit. Ndërsa po vijonte seanca për njohjen me masën e sigurisë, Agim Osmani, ndihmës specialist në policinë e Durrësit ka pasur probleme shëndetësore, aritmi, duke u dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të liruar nga gjykata
Besnik Domi-shef rendi në Shijak, i liruar
Sami Xhafa-shefi i stacionit policisë Manzë, i liruar
Nikollë Marku-OPGj Manzë, i liruar
Astrit Nuri- specialist i armatimit në policinë e Durrësit ishte me detyrim paraqitje
Julian Kacadej-specialist IMT Shijak, i liruar
Marjus Shahini-kryeinspektor IMT Shijak, i liruar
Dritan Koçi- Posedues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje, i liruar
Paulin Meta- Posedues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje, i liruar
Gjon Zefi- Posedues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje, i liruar
Qerim Doka- Posedues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje, i liruar
“Arrest me burg”
Ermal Petova-OPGj Manzë
Agim Osmani-ndihmës specialist policia Durrës
Haxhi Sherra-ndihmës specialist Komisariati Shijak
Petrit Neziri-ndihmës specialist policia Manzë
Ndriçim Shika-ndihmës specialist policia Shijak
Gjergji Gerco-sekretar njësisë administrative Sukth
Adem Lika-ndërtues
Dëshir Dakoli- me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
Gani Dama-polic patrulle (në kërkim)