Gjykata ka shtyrën seancën për ish kreun e Bashkisë së Vorës, Agmi Kajmaku, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë pas ndryshimit të dëshmisë së shefes së protokollit. Gjykata ka kërkuar që të gjithë provat të sillen në mënyrë e kërkuar nga ligji. Shtyrja e seancës është kërkuar nga avokati i Kajmakut për të paraqitur provat. Seanca tjetër do të zhvillohet në datën 28 janar në orën 11.30.
Ndryshimi i dëshmisë së shefes së protokollit të Bashkisë Vorë për falsifikim dokumentesh pritet që t’i rikthejë lirinë ish-kryebashkiakut Kajmaku. Vendimi për ndryshimin e masës nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”, po shqyrtohet nga gjyqtari Kujtim Vranici, i cili është i njëjti që vendosi të lërë në burg Kajmakun. Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.
Kryebashkiaku i Vorës ndodhet në arrati dhe ende nuk i është dorëzuar organeve të drejtësisë. Ai u akuzua se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin në shtetin grek për falsifikim dokumentesh.