GjKKO e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të shtëpisë më Mimoza Margjekën. Gjyqtarja pas seancës është përplasur me forcat e Policisë duke akuzuar shtetin.
E akuzuar se ka marrë ryshfet 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një person në Korçë, gjyqtarja Mimoza Margjeka ka shpërthyer në britma, ulërima e akuza sot përpara gjykatës së Apelit, që la në fuqi masën “arrest shtëpie” për të.
Margjeka e cilësoi politik dënimin e saj, ndërsa gishtin e drejton tek Bashkia e Durrësit, të cilës thotë se nuk i dha mandatin, vendim që shton, se do ta merrte sërish edhe sikur familja e saj të varroset.
Margjeka thotë ndër të tjera se ka pasur në duart e saj dosje si ajo 883 dhe atë të Gjirit të Lalzit. Ajo është përplasur fort me policët, ndërsa zgjodhi që gjithë dosjen e saj t’ja lërë në duar gazetares së Neës 24, Klodiana Lala, pasi vetëm atë besonte. Në këtë dosje Margjeka thotë se emri i saj nuk përmendet fare.
Ku do e coni këtë vend kisha dosjen e gjirit të laqlzët. kishja dosjen 883 drejtori i kujfirit luante drgën shtet mafioz kriminal shtet i kurruptuar.
”Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e arrest shtëpie. Ky shtet nuk bëhet më. Dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është goditur, kush është futur në burg. Mos më prek. Mos më prek. Mos kini frikë, nuk bëhet shteti me monstra. Shtet mafioz dhe kriminel.”- tha Margjeka.
Ndërkohë avokati i Margjekës, theksoi se nuk ka prova teksa shtoi se procesi nuk ka asnjë sekret hetimor.
”E kërkoi z.Margjeka praninë e mediave, është proces legal, s’ka material sekret. SPAK e ka botuar vendimin. Ka përfunduar, s’ka prova. Pra s’ka prova të tjera për të marrë. S’ka asnjë provë direkt eapo indirekte, që Arben Cara ka bashkëpunuar me Mimoza Margjekën për të kryer veprën penale.”- tha avokati.
Pjesë nga debati:
“Mos më kap ore, ik ore andej. Gjyqtarët janë të frikësuar, kanë hall vettingun. Ik moj zonjë, mos më prek. Rri urt! S’ka asnjë provë.
Gjyqtarja i drejtohet gazetares së ‘News24’, Klodiana Lala: Merre dosjen Klodi se kam besim te ti, publikoje, nuk ka asnjë provë.
Polici: Vazhdo të lutem.
Gjyqtarja: Mos më prek, prit të sqaroj gazetarët.
Polici: Vazhdo.
Gjyqtarja: Më lër të flas, mos më prek se do të të përplas.