Një shtetas ende i paindentifikuar nga policia ka goditur nje transformator të energjisë elektrike me një mjet që sipas policisë dyshohet të jetë kamion duke lënë mbi 200 familje pa energji elektrike.
Ngjarja është regjistruar në një nga lagjet e fshatit Bucimas të bashkisë Pogradec. Grupet e punës së Oshee kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me policinë e shtetit ku këta të fundit janë angazhuar për të gjetur autorin e kësaj ngjarje.
Dëmi në transformator është i madh, ndërsa do të kërkojë disa orë pune deri në rikthimin në gjendjen e mëparshme. Vetë autori i ngjarjes është larguar pasi ka goditur vendin ku qëndronte transformatorin në një lagje tepër të banuar.
Sipas informacioneve në rrugë zyrtare nga Oshee po shihet mundësia për vendosjen e një transformatori të ri pasi ai ekzistenti është dëmtuar rëndë nga goditja dhe rrëzimi. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga elektriciteti në momentin e goditjes edhe pse ky transformator ndodhet pranë banesave./ abcnews.al