Kryeministri Edi Rama dhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku vizituan kantierin e ndërtimit të kompleksit të godinave qeveritare në zonën e Saukut, Tiranë, ku do të akomodohen me zyra disa agjensi që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike.
Ministrja Balluku tha se në këtë godinë do të akomodohen tre agjencistë ACESK, ASIG, AIF
“Këtu do të akomodohet ACESK, ASIG, AIF, pra agjencia e inteligjencës fianciare. Është sipërfaqe 9600 m katrorë, kur kemi një ndërtesë ekzsituese por pasi kemi bërë procedurat e duhura për shkëmbimin e truallit dhe pasi kemi arritur një detyrë projektimit të mirë nga të tre ndërmarrjet, kemi një projekt dhe jemi gati të fillojmë me kantierin. Parashikohet të kemi ndërtesë mbi tokë 4 mijë metra katrorë dhe nëntokë 5800 m katrorë, ku një pjesë e zyrave do të jenë në nivelin -1 për arsye sigurie ku ndodhen serverat dhe kati -2 do të jetë parkim me 115 vende. Parashikohet që këtu të ketë vendndodhjen dhe akademia kibernetike.”, u shpreh Balluku.
Punimet pritet të përfundojnë në maj të vitit 2016.
“Është e rëndësishme për ne sepse është një godinëme standarte të sigurisë së lartë, qoftë nga rëndësia e mbrojtjes kibernetike që ka marrë rëndësi të veçantë. Së fundmi, është pajisur me teknologji të fjalës së fundit të klasifikimit në Evropë për mbrojtjen.“, u shpreh Rama