Shtatë persona akuzohen për 3 vepra penale për incidentin e ndodhur më 13 qershor 2019, në Librazhd, ku penguan eskortën e kryeministrit Edi Rama që të kalonte në aksin Librazhd-Prrenjas dhe e goditën atë.
Aurel Bylykbashi, ish-deputet i PD, Bujar Vreto, kryetar i PD Librazhd, Arjan Karriqi, kryetar i PD Prrenjas, Erlind Gurra, sekretar, Leonard Ozuni, sekretar, Bujar Kojku dhe Dash Boja akuzohen për 3 vepra penale për incidentin e ndodhur para 5 vitesh.
Tashmë, pas 5 vitesh dalin në gjyq për vendim. Gjyqtare e çështjes është Yrfet Shkreli.