Goditet banda shqiptare e drogës në Irlandë

AKTUALITET


Autoritetet irlandeze kanë arrestuar një ditë më parë dy shqiptarë, të afërm me njëri-tjetrin. Mediat vendase, duke iu referuar burimeve policore, shkruajnë se të arrestuarit konsiderohen si “kokat’ e një bande shumë të fuqishme në Irlandë. Hetimet e kryera kanë zbuluar se dy shqiptarët, në bashkëpunim  edhe me persona të tjerë, rezultojnë të jenë përfshirë në veprimtari të paligjshme si trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore.

Siç raporton “The Irish Sun” përfitimet që siguronin shqiptarët nga ky aktivitet kriminal, i investonin në ngritjen e bizneseve si në makina, por edhe në restorante. Pas arrestimit të tyre, policia sekuestroi disa makina luksoze, para cash, si dhe orë të shtrenjta.

Një burim i grupit hetimor në lidhje me rastin u shpreh se “operacioni i fundit kishte në shënjestër një bandë kriminale që përfitonte shuma të mëdha parash nga ky aktivitet i paligjshëm”.



Skip to toolbar