Policia në Shqipëri dhe Kosovë goditi një rrjet masiv trafiku armësh. Gjatë operacioneve të organizuara në të dy anët e kufirit u vunë në pranga 14 persona të përfshirë në këtë akvititet kriminal, 8 në Kosovë dhe 6 në Tiranë ndërsa u sekuestruan mbi 50 pistoleta dhe disa armë të llojeve të ndryshme.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla se armët që sjellin zakonisht nga Turqia, janë të modifikueshme, mund t’u hiqet numri i serive dhe të kthehen në armë fantazëm.Këto armë, sipas ekspertit, përdoren zakonisht nga vrasësit me pagesë.
Karamuço shtoi se janë kapur gjithashtu edhe armë elitë që përdoren nga forcat speciale të policisë turk
Pjesë nga diskutimi:
Etleva Delia: Një nga synimet kryesore, e para në listën e prioriteteve të Interpol dhe Eurpol është luifta kundër terroprizmit dhe këtu përfshihet edhe trafiku i armëve. Më pas vjen krimi I organizuar. Në këtë operacion ka qenë mbështetje e Europol. Drejtori i policisë kufitare të Kosovës tha se rasti I parë është zbuluar në janar në Mërdarë, ku janë gjetur dy persona që trafikonin dy pistoleta dhe më pas janë sinjalizuar edhe autoritetet shqiptare që kanë nisur bashkëveprimin për një rrjet më të gjerë. Edhe te gjërat tona i kemi dedikuar një emision trafikut të armëve duke qenë se u gjetën disa baza në Shqipëri dhe ishin armë të sofistikuara. Në Selenicë nuk pati hetim më të thelluar, tani që është goditur ky grup, mbase mund të ketë një hetim për këtë rast.
Ervin Karamuço: Një nga pushkët sportive është e ngjashme me atë që dyshohet se është blerë online në vrasjen e biznesmenit Reçi. Kemi shumë pistoleta të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit por nuk janë Glock, janë Zoraki, replika, imitojnë Glock, prodhime të një firme në Turqi që përdoren shumë nga krimi i organizuar në Turqi dhe në Lindjen e Mesme. Janë të modifikueshme. Mund të bësh shumë lehtë ndërhyrje në armë, të heqësh numrat e serive, nuk i identifikon më pas dhe kthehen në armë fantazëm. Janë kryesisht për vrasësit me pagesë. Janë linjat e trafikut ndërkombëtar të konsoliduara ndër vite. Shumicën e atentateve në Shqipëri, na dalin armë nëpërmjet kësaj linje. Ose vijnë nga industria serbe, Mali i Zi ose nga linja turke. Linja turke është më e rrezikshme. Kemi pasur pistoleta madje që kemi kapur para një viti e gjysmë që kanë qenë të forcave speciale të policisë turke, pistoleta elitë. Ato janë numër shumë të kufizuar të prodhimit të tyre dhe bëhen vetëm për ato forca. Kuptoni se ku kemi depërtuar. Janë armë që nganjëherë quhen edhe një përdorimëshe./abcnews.al