“Goro, kapitull i mbyllur për Greqinë”/ Panajot Barka: Keqardhje të diskutosh për dy minoritarë grekë në qeli!

Më të fundit


Gazetari Panajot Barka në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për arrestimin e kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro dhe çështjen e Fredi Belerit. Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se është fatkeqësi dhe e dhimbshme që dy minoritar grek tashmë janë në qeli.

Gjithashtu ai solli në vëmendje edhe problemin me tjetërsimin e pronave që sipas tij, është një konflikt interesash që mbulohet shpesh me një nacionalizëm të ç’thurur.

“Rasti i Goros mendoj se ka rëndësi për çështjen e drejtësisë në Shqipëri dhe po të gjykoj me mbështetje Greqinë, rasti i Goros i jep mundësi Ramës që të thotë drejtësia në Shqipëri vepron pa dallime. Athina nuk reagon për Goron sepse kapitulli i Goros për Greqinë është mbyllur që kur i hoqën nënshtetësinë. Kundërshtimi apo përplasja për Goron vinte sepse duhet të bëheshin shumë ndryshime. Tani në Dhërmi është bërë katrahurë, janë shitur dy herë shtëpitë por nuk e thotë njeri.

Flasim për Himarën që ka këtë veçori që ka tani, dhe bëhet më evident problemi sepse gjithë kjo katrahurë tjetërsime pronash fshihet pas një pelerine nacionaliste. Në Himarë tjetërsimi i pronës është problem kryesor, dhe kjo duhet të analizohet me themel. Më vjen shumë keq që diskutoj për dy minoritar grek në qeli. Duhet të jetë e dhimbshme dhe për Dulen dhe për Athinën dhe për çdo njeri që është me kulturë të mesme. Në Himarë ka një konflikt interesash që mbulohet shpesh me një nacionalizëm të ç’thurur”, shtoi ndër të tjera Braku.



Skip to toolbar