Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur mesditën e së martës postën në Fushë-Bulqizë, ku ka marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se ka qenë vetëm një grabitës, i cili ka sulmuar zyrën e postës me armë kallashnikov, duke gjuajtur fillimisht në ajër.
Më pas, agresori është futur me forcë duke thyer derën e zyrës postare. Dyshohet se shuma e grabitur kap shifrën e 5 milionë lekëve. Ngjarja në fjalë ka ndodhur sapo makina e postës ka dorëzuar lekët e pensioneve.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore.