Grabitet familja në Klos, maskat torturojnë familjarët dhe u marrin 8 mijë euro 

AKTUALITET


Një grabitje me armë ka ndodhur në një banesë në fshatin Dom të Klosit rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Mësohet se kanë disa persona të maskuar kanë hyrë në një banesë për të vjedhur dhe kanë lidhur familjarët.

Sipas këtyre të fundit, autorët kanë qenë 5 persona dhe ishin të armatosur e të maskuar. Grabitësit morën rreth 8 mijë Euro dhe 1 milion Lekë të vjetra nga kjo banesë e më pas u larguan.

Medit kanë publikuar rrëfimin e një të afërmi të familjes që ra pre e grabitjes. Ai tha se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.

“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.



Skip to toolbar