Portieri i PSG-së Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij janë grabitur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tyre në Paris.
Sipas mediave ndërkombëtare, Donnarumma dhe e dashura e tij u lidhën nga hajdutët që hynë brenda banesës.
Pas sulmit, çifti shkoi në spital. Fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
Ndërkohë, policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje.