Grabitja në Nikël, Dervishi: Ngjarja më e rëndë se vrasja në Fier

AKTUALITET


Të dielën, një ngjarje e rëndë tronditi vendin. Biznesmeni Nazmi Çangu nga Nikla e Krujës është torturuar dhe grabitur nga persona të armatosur.

Gazetarja Doriana Bezat, e ftuar në emisionin “Real Story”, tha se bëhet fjalë për 6 persona të përfshirë. Sipas saj, dyshohet se ata e njihnin shumë mirë zonën dhe hartën e shtëpisë, pasi veprimi i parë që kanë bërë ka qenë gjetja dhe hapja e kasafortës.

“Flitet se kanë qenë 6 persona të përfshirë në ngjarje. Një prej personave që ka hyrë brenda banesës, dyshohet se ka pasur informacion për kasafortën dhe hartën e shtëpisë. Flitet se autorët kanë mbërritur në këmbë dhe janë larguar në këmbë.

Njëri së paku dyshohet se është i zonës dhe njeh mirë shtëpinë, dinte kasafortën. Policia e ka të njohur zonën sepse shpesh herë ka pasur kontrolle. Ka pasur kontrolle jo më pak se një muaj më parë, në familjen e Ylli Çangut. Fshati Nikël është i ndarë në dy lagje të mëdha. Ajo prodhon krim, por brenda saj ka pak ngjarje kriminale. Tipike krim në Nikël është i rrallë të ndodhë, por ajo prodhon krim. Shumë personazhe që kanë dominuar nga kronika e zezë është nga Nikla”, u shpreh gazetarja.

Nga krahu tjetër, gazetari Frendinand Dervishi, tha se ngjarje të tilla janë tejet të rënda. Ai theksoi se kjo demonstron forcën e pakët të shtetit, pasi në këto kushte sipas tij, 6 persona të armatosur rëndë dhe të veshur me uniforma policie, janë të gatshëm të marrin peng edhe kryeministrin e vendit.

“Ishin dy ngjarje kohët e fundit, vrasja në Fier dhe grabitja e biznesmenit. Kjo ngjarja e Fushë-Krujës është shumë herë më e rëndë se ajo e Fierit, se kemi dhunimin e banesës së një qytetari. Kur krimi të futet në banesë, i bie që ne si qytetarë shkojmë në fillesat tona. Kjo kujton dhe ’97-ën, por atëherë kishte dhe një balancë sepse të gjithë ishin të armatosur. Kemi një kultivim të krimit për një kohë të gjatë të pa goditur.

Nëse i le shumë kohë krimit të lulëzojë dhe kur krimi nuk sheh një shtet të fortë, që do të thotë kur krimi të stepet dhe të parandalojë në emër të fuqisë së shtetit. Kjo ka ndodhur. Ka pasur periudha në 30 vitet e fundit që krimi u tërhoq, nga viti 2002 në vitin 2007. Krimi dhe krimineli i të gjitha llojeve në këtë periudhë kanë qenë të pa fuqishëm përpara shtetit. Kur goditet banesa, ky është krimi më i rëndë që i ndodh një qytetari dhe shoqërie, për 3 orë rresht. Flasim për një krim të organizuar, njerëz të veshur si policë, të armatosur me kallashnikovë. 6 persona të armatosur mirë, të marrin peng kryeministrin e vendit, pale ty dhe mua”, tha Dervishi.



Skip to toolbar