Shqipëria do të luajë ndaj Moldavisë për ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Euro 2020. Për këtë ndeshje do të ketë edhe një tifoz special në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”. Bëhet fjalë për Granit Xhakën, që ndodhet për të ndjekur kombëtaren kuqezi, por pa fat për të sot, sepse vëllai i tij, Taulanti do ta nisë nga stoli. “Në çdo vend mbështesim vëllanë tonë”, shkroi Xhaka në një foto që postoi në Instagram, përkrah vëllait tjëtër, Agonit.
Në lidhje me këtë vizitë dhe kombëtaren e Shqipërisë, Graniti theksoi “Hera e parë që e ndjek Shqipërinë në Elbasan. U ndjeva shumë krenar për fitoren e Kosovës në Bullgari, ndeshje e bukur, e vështirë. Uroj të vijojnë ashtu si mbrëmë, luajtën një ndeshje fantastike.”
Momenti i Shqipërisë? “Ka gjithnjë luhatje në futboll, por shpresojmë te një fitore sonte.” “Sot në mëngjes zbrita në Prishtinë, kemi udhëtuar për disa orë më makinë për të parë ndeshjen dhe do kthehemi në Kosovë, ku do qëndroj rreth një javë para se të nisem për në Angli.” Taulanti? “U bë shumë vite që luan te Basel, nuk e dimë të ardhmen, ai është shumë i lidhur me Baselin dhe të shohim më vonë.” Parashikimi sot? “Shpresoj të fitorja, do ishte shumë e rëndësishme për renditjen dhe moralin.”