Grekët “e duan” më shumë Shqipërinë, anketimi: Rritet 10 për qind numri i grekëve që kanë mendim pozitiv

AKTUALITET


Ndryshon opinioni publik grek për Shqipërinë. Një raport i publikuar së fundmi në Athinë, i kryer nga Njësia e Kërkimit të Tregut në Universitetin e Maqedonisë, në bashkëpunim me një grup ekspertësh në emër të Fondacionit Konrad Adenauer, hulumtoi qëndrimet e grekëve ndaj marrëdhënieve dypalëshe dhe pikëpamjet e tyre mbi shqiptarët.

Referuar të dhënave, 57 për qind e qytetarëve grekë kanë mendim pozitiv për Shqipërinë, me një rritje prej 10 për qind krahasuar me pesë vite më parë. Pothuajse 78 për qind e tyre, thonë se njerëzit që kanë ardhur nga Shqipëria po japin një kontribut pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.


Një nga pikat e raportit është dhe çështja Beleri që ka shkaktuar reagime dhe tensione, për të cilën 66 për qind e të anketuarve mendojnë se ka çështje të tjera më të rëndësishme në fokus për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Megjithatë sa i përket raporteve biletarale, shumica i konsideron neutrale dhe të qëndrueshme. Më shumë se një në dy të anketuar u shpreh pro integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Brenda dhjetë viteve, me një rritje prej 5.5 për qind krahasuar me një sondazh të ngjashëm në vitin 2019.

Përqindja e të anketuarve që nuk do të donte që Shqipëria të bashkohet me Bashkimin Europian është vetëm 17.5 për qind .

Sot, emigrantët nga Shqipëria përbëjnë grupin më të madh të të huajve në Greqi, me thuajse 2/3 e të huajve të regjistruar që vijnë në total./abcnews.al/




Skip to toolbar