Greqi/ Shkëputet kablloja elektrike dhe bie mbi autobusin e turistëve, 6 të lënduar

BOTA


Një aksident ka ndodhur mesditën e së hënës në qendër të Athinës.

Aksidenti ka ndodhur pasi një kabllo është shkëputur dhe ka rënë mbi një autobus turistik, me pasojë thyerjen e xhamave dhe plagosjen e 6 personave.

Rënia e kabllit ka shkaktuar dëmtime në autobus, ndërsa gjashtë turistët kanë mbetur të plagosur lehtë, pa asnjë lëndim lidhur me goditje elektrike, vetëm gërvishtje./abcnews.al



Skip to toolbar