Greqi/ Zjarri përhapet pranë aeroportit në Milos, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

BOTA


Zjarri ka përshirë disa zona në Greqi. Ndërkohë autoritetet janë shprehur të shqetësuar pasi flakët gjithashtu janë përhapur edhe pranë aeroportit të ishullit Milos.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 47 zjarrfikës, 3 grupe këmbësorie, 5 automjete, 2 avionë si edhe dy helikopterë.

Ndërkohë era e fortë vështirëson edhe punën e ekipeve zjarrfikësve që ndodhen në zonë.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të largohen nëse ndodhen pranë vatrës së zjarrit./abcnews.al/



Skip to toolbar