Moti i keq ka mbërthyer për të katërtën ditë radhazi Athinën duke bërë që Greqia të përballet me shira dhe stuhi të fuqishme.
Ishulli Evia, i dyti më i madh në këtë shtet, është goditur nga përmbytjet pasi zjarret e verës shkatërruan rreth një të tretën e mbulesës pyjore të tij.
Rrugë të dëmtuara, ura të rrëzuara dhe probleme në rrjetin e furnizimit me ujë janë ato cfarë kane lënë pas shirat e rrëmbyeshëm.
Banorët e Evisë po jetojnë orë agonie ndërsa shohin shtëpitë e tyre dhe bizneset të përmbytura.
Mediat vendase raportojnë se nuk ka viktima por dhjetëra banorë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e përmbytura.
Qeveria greke tha se do të ofrojë një paketë ndihmash prej 20 milionë Eurosh për të ndihmuar zonat e shkatërruara.