Grida Duma i reciton Ramës poezinë që Dritëro Agolli e shkroi për Berishën

Më të fundit


Deputetja e PD-së, Grida Duma, zgjodhi disa vargje të shkrimtarit Dritëro Agolli, për t’ju drejtuar kryeministrit Edi Rama.

“Në vëndim tim në vëndin tënd, një i çmendur një vënd e çmënd”, ishin vargjet e recituara nga Grida Duma.

Por ndoshta Grida Duma nuk e di, se këto vargje Agolli i shkroi në Parlament gati 28 vite më parë, duke dëgjuar një fjalim të ish-kreut të PD-së, Sali Berishës. Poezinë më pas Agolli e plotësoi.

“Në këtë vend ku shqiptari merr 240 euro pagë minimale, paguan 72 mln euro nga xhepi për shëndetësinë falas. Në këtë vend shumica bën lojën humbje-humbje dhe pakica bën lojën fitore fitore. Në vendin tim, në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend. 

Kur nisi pandemia, shqiptarët u mbyllën, të gjithë e ndiqnim situatën, diku dëgjova një mjek në Britani, se udhëheqësia në botë duhet t’i thotë popullit që pandemia do jetë një memorie e shkurtër se normaliteti do kthehet shpejt. 

Mendova a mund t’i drejtohemi shqiptarët duke i thënë se normaliteti do kthehet shpejt? Në fakt në atë moment ironia është memorja e shkurtër për shqiptarët është normaliteti.

Ku është normaliteti, shqiptarët nuk e mbajnë mend. Këtu ka vetëm delire, deluzione vetëm normalitet nuk ka. Vini këtu dhe flisni për arritje. Ju ngjani si edicioni i lajmeve në orën 8 në kohën e partisë së punës, ku deklarohej 181% arritje rezultati dhe kooperativa në Bubq. 

Si nuk ndodhi në normalitetin e mendjes njerëzore, që ju që qeverisni në kaq vite dhe thoni kemi këto probleme, shqetësime, kemi nisur vaksinimin dhe popullata nuk e beson, sa për të larë gojën. Çfarë duhet të thoni ju. 

Arsyeja pse është çështje politike, është se ju na thoni se ne përdorim vdekjet. Ju për çështje alla Nusret shkuat në Rinas me valixhe dore dhe shkoi kryeministri i vendit për të marrë 100 a 200 vaksina. Vendi anonim që na i ka dhënë. Anonim se çfarë vaksine ishte” – tha Duma.

Duke iu referuar kushteve të spitaleve në vend, Duma thotë se qeveria përveç dëmit fizik, i ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë një dëm të lartë mendor.

“Tha se rritja e çmimeve do jetë në nivel të përballueshëm, për shqiptarët se është 40 a më shumë, a më pak, e shpenzon paranë për ushqim bazë. Spitalet tona janë vatra infeksioni. 

Po të shkoni në ndonjë urgjencë, keni akoma shenja gjaku në mekanizmat e brendshme të urgjencës. Mezi gjeni çarçafë. Padyshim, çështja e shëdnetësisë është jetike. Përveç dëmit fizik, i keni bërë shqiptarëve një dëm të lartë mendor” – tha Duma



Skip to toolbar