Tetë persona kanë ndërruar jetë brenda një jave si rezultat i ndërlikimeve të infeksioneve që vijnë nga gripi në shtetin fqinj Greqi. Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik Grek (EODY) tha të enjten se aktualisht janë 24 persona të shtruar në spital në Njësitë e Kujdesit Intensiv.
Infeksionet e gripit pritet të rriten gjatë javëve të ardhshme, paralajmëron Agjencia, duke u kërkuar qytetarëve të kryejnë vaksinimin.
Tetë personat që ndërruan jetë përveç gripit kishin probleme të tjera shëndetësore.
Shumica dërrmuese e të infektuarve nuk ishin vaksinuar.
Stafi shkencor i EODY tregon se aktiviteti i sëmundjes do të vazhdojë në vend në javët në vazhdim, me rritjen e qarkullimit të virusit siç ndodh çdo vit deri në mes të marsit.