Një grua rreth 60 vjeçe ka tentuar të vrasë veten te Kodrat e Liqenit, duke u vetëvarur, por fatmirësisht veprimi i saj është konstatuar nga policia bashkiake, e cila ka parandaluar një ngjarje të tillë, duke i ardhur në ndihmë asaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes dhe menjëherë pas saj, policia bashkiake ka njoftuar policinë e shtetit dhe ambulancën për mjekim më të specializuar.
Sipas të dhënave, punonjësit e Policisë Bashkiake ishin në patrullimin e tyre të zakonshëm, kur kanë shquar veprimin e gruas dhe menjëherë i kanë dhënë asaj ndihmën e shpejtë. Paraprakisht nuk dihen të arsyet që kanë çuar 60-vjeçaren drejt aktit ekstrem, por pas normalizimit të gjendjes së saj, policia do e marrë në pyetje për sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.