“Grup kapitulli i parë përcakton negociatat me BE”, Gjipali: Nëse bëhen hapa pas, mund të bllokohen dhe të tjerët

Më të fundit


Eksperti për çështjet e integrimit, Gledis Gjipali thotë se pesë grup kapitujt e parë, që u hapën sot në konferencën ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, janë vendimtare. I ftuar në “Real Story”, Gjipali u shpreh se nëse hasen problematika në këto kapituj, mund të bllokohen edhe të tjerët që vijnë më pas.

“E rëndësishme për faktin se kemi menduar se po hidhet ky hap por më pas kemi pasur zhgënjime. Tashmë është finalizuar. Që sot jemi në negociata me BE për t’u anëtarësuar. Nga sot, nisim këtë proces, duhet thënë që finaliteti është anëtarësimi por vetë procesi ka rëndësi sepse të gjitha reformat ndërmerren në këto vite. Do të influencojnë dekadat e ardhshme të zhvillimit shoqëror të vendit. Nëse flasim për avokatin e popullit, duhet të jetë funksional. Po ashtu për Gjykatën Kushtetuese, institucione të tjera të pavarura, janë pjesë e kësaj infrastrukture ligjore që siguron shtetin ligjor, mbron të drejtat e njeriut dhe është baza e shtetit unksional.

Grup kapitulli i gjashtë, është një ndër nga më të thjeshtët për Shqipërinë, që bën fjalë për sigurinë e jashtme, ku Shqipëria është vlerësuar për këtë gjë. Mund të hapet dhe mbyllet menjëherë, që do të thotë se Shqipëria e ka 100 përqind të përputhur kuadrin ligjor me këtë kapitull. Grup kapitulli i parë është kryesori, që i jep të gjithë ritmin negociatave. Progresi në këtë ndikon në të gjithë grup kapitujt e tjerë. Nëse kemi hapa pas, bllokohen grup kapitujt e tjerë. Prandaj është i rëndësishëm jo vetëm në emër por edhe në pasoja që sjell.

Deklarata e Varhelyi ndikon pozitivisht se fillimisht ngrihet një debat dhe më pas testohen qëndrimet. Michel ishte më i rëndësishmi që e hodhi si tezë. Përmendi se 2030 duhet të jetë viti ku dhe BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë gati.”, Gjipali./abcnews.al



Skip to toolbar