Ish-kryeministri, deputeti Pandeli Majko thotë se grupi i Partisë Socialiste në vitet 1992-1996, ka qenë më cilësori që ka pasur Parlementi i Shqipërisë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh se kryeministri Edi Rama do rishpikë sërish veten.
“Nëse do më pyesnit mua për Parlamentin e Shqipërisë, grupi më cilësor që ka pasur parlamenti, ka qenë Grupi i Partisë Socialiste, 1992-1996. Pastaj, nuk e di kush kanë qenë. Për të thënë pse ndodhi rrënimi i cilësisë i deptuetëve. Janë krijuar 3 blloqe, PS, blloku i opozitës, i vjetër dhe një bllok pupilist. Janë imitim i 5 yjeve të Italisë. Nëse do mendosh se Shqipëria ka hapur negociatat me BE, e ardhmja e këtyre zgjedhjeve do jetë me këtë dallim. Ne mund të diskutojmë, marrëdhënien me sistemin legal në Republikën e Shqipërisë. Ne kemi reflektuar. Edi Rama ka për të rishpikur vetveten sërish”, theksoi./abcnews.al