Grushte gjyqtarit në ndeshje, pranga basketbollistit

AKTUALITET


Një basketbollist 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushte gjyqtarin e ndeshjes.

Policia e Durrësit deklaron zyrtarisht se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin Bruno Daliu, 34 vjeç, banues në Tiranë. Daliu është arrestuar me akuzën për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

Sipas policisë, 34-vjeçari gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushte gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin Jurgen Muho, 26 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar