Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë në Klinikën e Kardiokirurgjisë ku dy mjekë janë përleshur mes njëri-tjetrin në sallën e operacionit dhe për këtë është njoftuar edhe policia.
Sherri ka ndodhur mes dy mjekëve Adem Grbolar dhe Endrit Shala. Sipas të mediave në Kosovë Adem Grbolar i cili është shef i repartit në Kardiokirurgji, është akuzuar më herët nga kardiologu Arbër Kutllovci për manipulim me lista të pacientëve. Kutllovci para disa muajve kishte postuar në profilin e tij në Facebook, ku kishte bërë të ditur vendimin e tij për largim nga klinika. Ai kishte thënë se përçarjet dhe manipulimet e shefit Dr. Adem Grbolar, janë arsyeja kryesore e dorëheqjes.
“Ambienti përçares dhe morbid që është krijuar brenda Klinikes së Kardiokirurgjisë nga ana e shefit të saj (Adem Grbolar), ka qenë shqetësimi im kryesor. Mungesa e vendim-marrjes për rastet kardiokirurgjike dhe centralizimi i kësaj vendim-marrje vetëm tek shefi, -mungesa e listave operatore dhe manipulimi me to (superselektim i rasteve nga ana e shefit, njoftim për operacion disa orë para operimit,etj)”, kishte shkruar Kutllovci në reagimin e tij.
Ndërkohë nuk dihet pse ka ndodhur sherri mes dy mjekëve Adem Grbolar dhe Endrit Shala, ndërsa zëdhënësja e policisë është shprehur se hetimet janë në fazën fillestare.