Guardiola dorëzohet: Liverpool, skuadra më e mirë

SPORT


Guardiola e pranon, “Liverpool, skuadra më e mirë me të cilën jam përballur ndonjëherë”.  Liverpool është në një epërsi prej pesë pikësh ndaj kampionëve të Manchester City në krye të Premier League. Pep Guardiola e ka shpallur Liverpoolin “kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur në karrierë si trajner”.

City kërkon të fitojë titullin e tretë radhazi në Premier League, por humbja ndaj 3-2 ndaj Norwich ka vështirësuar disi gjërat. Ajo ishte dhe humbja e parë e Manchester Cityt në kampionat prej janarit të këtij viti.

Duke folur para ndeshjes në shtëpi të së shtunës kundër Watford, ish-trajneri Barçës dhe Bayern Munich, është shprehur se atë që ka bërë në të shkuarën, nuk do të thotë se mund ta bëjë përsëri, duke konfirmuar se Liverpool është kundërshtari më i fortë i karrierës së tij.

“Se çfarë kemi bërë në të shkuarën, nuk do të thotë se do ta bëjmë përsëri nesër ose një ditë më pas. kundërshtarët që kemi, unë e kam thënë shumë herë, janë kundërshtarët më të fortë me të cilët jam përballur në karrierën time si trajner”.

“Këto nuk janë fjalë dobësie. I këm thënë kur kemi qenë në krye të renditjes, kur kemi fituar apo humbur. Ata kanë gjithçka absolutisht për sa i përket lojës pozitive, kundër-sulme, lojën sulmuese, lojën mbrojtëse dhe mentalitetin. Stadiumi Anfield gjithashtu”, ka thënë ndër të tjera Guardiola.



Skip to toolbar