Gushti shqiptar/ Grumbullime e stërvitje për moshat “kuqezi”, 7 ndeshje të programuara për ekipet kombëtare

Më të fundit


Kombëtaret kuqezi do të jenë të angazhuara në 7 ndeshje gjatë muajit gusht. Ndeshje zyrtare dhe miqësore si edhe grumbullime rutinë e seanca stërvitore janë në program për kuqezinjtë, duke nisur nga Kombëtarja U-19, për të vijuar tek ekipi kombëtar amator i futbollit, dhe ekipet e tjera zinxhir kuqezi për djem e vajza.

Kombëtarja shqiptare U-19 do të zbresë e para në fushë. Në datat 9 dhe 11 gusht do të zhvillojë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dy sfida miqësore kundër Lihtenshtejnit. Takimi i parë do të luhet në ora 17:30 ndërsa përballja e 11 gushtit do të zhvillohet në ora 10:00.

Më pas është radha e Kombëtares së futbollit amator për të zbritur në fushë dhe për të zhvilluar sfidat e raundit të ndërmjetëm në kompeticionin e UEFA “Regions Cup”.

Shqipëria e futbollit amator do të përballet me Çekinë më 14 gusht, Bosnje-Hercegovinën më 17 gusht dhe Skocinë më 20 gusht. Të gjitha këto sfida do të luhen në Bosnje-Hercegovinë në formën e një mini-turneu. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardian Haçi do të kërkojnë suksesin e radhës pas kualifikimit në raundin para-eliminator.

Më 12 dhe 26 gusht, ekipi Kombëtar U-17, do të zhvillojë grumbullime ditore në kuadër të programit “Step by Step” ku të përzgjedhur do të jenë lojtarët që aktivizohen me klubet e kampionatit shqiptar. Këto grumbullime do të drejtohen nga trajneri i ri i kuqezinjve nën-17 vjeçarë, Andrea Tedesco.

Për Kombëtaren U-15 janë në program gjithashtu dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut, më 22 dhe 24 gusht. Të dyja takimet do të luhen në stadiumin e Pogradecit, në të njëjtën orë, 17:00.

Të angazhuara do të jetë edhe ekipet U-13, U-14 dhe U-16, që do të zhvillojnë grumbullime ditore dhe stërvitje në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në fushë do të zbresin gjithashtu edhe ekipet U-15, U-17 dhe U-19 për vajza, që do të zhvillojnë seanca stërvitore ditore nën drejtimin e trajnereve kuqezi. Gjithçka bëhet për të vëzhguar nga afër formën e futbollisteve dhe për t’u përgatitur sa më mirë për kompeticionet europiane për këto grupmosha. /FSHF

Kombëtarja shqiptare U-19 – Miqësore Shqipëri-Lihtenshtejn 09.08.2024, ora 17:30

Shqipëri- Lihtenshtejn 11.08.2024, ora 10:00

Kombëtarja e futbollit amator – Raundi i ndërmjetëm i UEFA “Regions Cup”

OKFS Hradec Kralove (Çeki) -Shqipëri 14.08.2024, ora 17:00

Tuzla Kanton (Bosnje-Hercegovinë) -Shqipëri 17.08.2024, ora 17:00

Shqipëri- Skoci 20.08.2024, ora 17:00

Kombëtarja shqiptare U-15 – Miqësore Shqipëri-Maqedoni e Veriut 22.08.2024, ora 17:00

Shqipëri-Maqedoni e Veriut 24.08.2024, ora 17:00

Kombëtarja shqiptare U-17

Grumbullim në kuadër të projektit “Step by Step” 12.08.2024, ora 16:00

Grumbullim në kuadër të projektit “Step by Step” 26.08.2024, ora 16:00

Ekipet kombëtare U-15, U-17, U-19 vajza

Seanca stërvitore 31.08.2024



Skip to toolbar