“Edhe pse Ramazani ka filluar, vrasjet, bombardimet dhe vazhdojnë në Gaza”, kështu sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Guterress bën apel që në muajin e shenjtë të Ramazanit armët të ndalen.
“Apeli im më i fuqishëm sot është të nderojmë frymën e Ramazanit duke heshtur armët dhe duke hequr të gjitha pengesat për të siguruar shpërndarjen e ndihmave jetëshpëtuese”, shton Guterres.
Gjithashtu bën thirrje për liruar të gjithë pengjet të kapur nga Hamasi.
“Sytë e botës po shikojnë. Sytë e historisë po shikojnë. Ne nuk mund të shikojmë larg. Ne duhet të veprojmë për të shmangur vdekje të tjera”, përfundoi Guterres.