Koncerne gjrmane janё spiunuar prej hakerave me gjasё kinezё. Sipas investigimet e dy mediave janё sulmuar tё paktёn tetё ndёrmarrje gjermane, ndёr to gjashtё janё koncerne tё DAX (Indeksi gjerman i aksioneve)
Ndёrmarrje tё mёdha janё pёrballur prej vitesh me sulme tё njё grupi tё pandehur hakerash kinezё. Kjo mёsohet nga investigimet e mediave Bayerische Rundfunks (BR) dhe Norddeutschen Rundfunks (NDR). Ndёr firmat e pёrmendura janё BASF, Siemens dhe Henkel: Po ashtu njё duzinё sipёrmarrjesh tё tjera nga vende tё tjera janё sulmuar.
Koncerni i industrisё Siemens i pyetur tё mёrkurёn konfirmoi, se nё qershor 2016 ёshtё sulmuar nga hakerat. “Ne pas analizave tё hollёsishme as sot nuk kemi tregues, qё gjatё kёtij sulmi tё kenё rrjedhur tё dhёna”, tha njё zёdhёnёsi koncernit.
Prodhuesi i lёndёve artificiale Covestro mёsohet, sipas burimeve tё vet koncernit, se ka qenё i prekur: “Ka pasur pёrpjekje pёr tё na spinuar.” Por nuk ka arritur tё ketё rrjedhje tё tё dhёnave.
Nё fillim tё prillit gjigandi kimik Bayer konfirmoi, se ka qenё viktimё e njё sulmi kibernetik. Nё fillim tё vitit 2018 pati tregues, se rrjeti financiar ishte sulmuar me software dёmtues “Winnti” sikurse quhet grupi.
Pёr herё tё parë ky grup u zbulua nё tetor 2011 nga ekspertёt e sigurisё sё IT-sё nё laboratorin Kaspersky. Ky konsiderohet si njё grup mjaft profesionist, sulmet e tё cilit diktohen me shumё vonesё. Fillimisht sulmuesit, sipas ekspertёve, ishin specializuar pёr rrjetet e lojёrave online dhe tёrhiqnin andej paratё e lojёrave, certifikata digjitale dhe tё dhёnat e pёrdoruesve. Sё fundi hakerat Winnti e zgjeruan veprimtarinё e tyre me spiunazh politik.
Reporterёt e BR dhe NDR kanё zbuluar, se sistemet e IT-ssё tё qeverisё nё Hongkong kanё qenё tё infektuara me software dёmtues. I pyetur enkas kёtё e konfirmoi njё zёdhёns qeveritar. Prodhuesit e anti-virusёve dhe ekspertёt e sigurisё e vёzhgojnё grupin Winnti prej disa vitesh. Shumё persona, me tё ciёt kanё mundur tё flasin reporterёt investigativё tё BR dhe NDR, mendojnё, se hakerat punojnё nga Kina.
Disa koncerne tё DAX, ndёr to edhe BASF dhe Bayer, nё tetor 2016 themeluan Organizatёn Gjermane tё Sigurisё Kibernetike (DCSO), pёr tё pasur shkёmbim nё luftёn kundёr hakerave. DCSO rastin Winnti e konsideron njё trupё mercenare, qё duhet tё jetё e afёrt me shtetin kinez. Ne e vrojtojmё prej kohёsh kёtё trupё dhe me „shumё gjasё mund tё themi, se ka tregues qё ajo ёshtё kineze ose drejtohet prej kinezёve”, tha njё zёdhёnёs i DCSO. Ndёrkohё ndodhet nё njё proces pёr kriminalitet kiberentik nё SHBA njё kinez, qё pёrdorte pseudonimin e pazakontё Winnti./DW/