Hakeri që i dha Wikileaks dokumentet sekrete të CIA-s dënohet më 40 vjet burg

BOTA


Një ish-oficer i CIA-s është dënuar me 40 vjet burg për zbulimin e një sasie paisjesh hakerimi në platformën informuese Wikileaks dhe përdorim të imazheve të abuzimit me fëmijët.

Joshua Schulte, 35 vjeç, u dënua për akuza për spiunazh, hakerim kompjuterik, përbuzje të gjykatës duke bërë deklarata të rreme në FBI dhe pornografi për fëmijë, thanë prokurorët federalë të enjten.

Prokurorët akuzuan Schulte për ‘shkeljen më të madhe të të dhënave në historinë e CIA-s’.

“Vjedhja e informacionit për WikiLeaks është një nga zbulimet më të mëdha të paautorizuara të informacionit të klasifikuar në historinë e vendit”, thanë prokurorët.

Ai u akuzua për nxjerrjen e paisjeve të CIA-s të quajtur ‘Vault’ të cilat lejuan oficerët e CIA-s të hakojnë telefonat inteligjentë të Apple dhe Android në operacionet e spiunazhit , të kryera jashtë shtetit dhe gjithashtu t’i kthejnë televizorët e lidhur me internetin në pajisje dëgjimi.

“Joshua Schulte tradhtoi vendin e tij duke kryerja e disa prej krimeve më të kqija të spiunazhit në historinë amerikane”, tha avokati amerikan Damian Williams. Schulte mohoi akuzat dhe akuzoi CIA-n dhe FBI-në se e bënë atë një kok turku për publikimin e një sasie sekretesh të CIA-s nga WikiLeaks në 2017.

Agjencitë e inteligjencës amerikane u përballën me një siklet të madh pasi WikiLeaks në mars 2017 filloi të publikonte materiale që detajonin se si CIA kryente vëzhgime mbi qeveritë e huaja, ekstremistët e supozuar dhe individë të tjerë duke shfrytëzuar pajisjet e tyre elektronike dhe rrjetet kompjuterike.

Prokurorët thanë se rrjedhja ‘menjëherë dhe thellësisht dëmtoi aftësinë e CIA-s për të mbledhur inteligjencë të huaj kundër kundërshtarëve të Amerikës; vënë personelin, programet dhe asetet e CIA-s drejtpërdrejt në rrezik; dhe i kushtoi CIA-s qindra miliona dollarë.’

Prokurorët pretenduan se Schulte, i cili punonte si programues softuerësh në ‘Qendrën për Inteligjencën Kibernetike’, dhe organizoi hakerimin pasi ishte i zemëruar për mosmarrëveshjet në vendin e punës dhe ai u përpoq “të digjej puna që ai kishte organizuar për të ndihmuar agjencinë për të krijuar.

Ai mendon se  CIA e kishte shpërfillur atë duke injoruar ankesat e tij për mjedisin e punës.

Në fjalimin e tij përfundimtar, Schulte pohoi se ai ishte i veçuar edhe pse qindra njerëz kishin akses në informacion dhe se qindra njerëz mund ta kishin kryer këtë vjedhje.

“Qeveria është e mbushur me dyshime të arsyeshme,” shtoi ai. Schulte mbahet pas hekurave pa lirim me kusht që nga viti 2018. Ai u dënua në korrik 2022 për disa akuza./The Independent



Skip to toolbar