Hakerimi dhe vjedha e të dhënave nga kompjuterat e tre prokurorëve të SPAK, Gjykata pranon kërkesën e prokurorit Bledar Maksuti, kalon çështjen për gjykim me tre të pandehurit Agim Ismaili, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj si grup i strukturuar kriminal.
Ish drejtor i përgjithshëm i burgjeve është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për 3 vepra penale, Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, Grupi i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal.
Ai dyshohet të jetë pjese e grupit të personave që në mars të këtij vitit tentuan të hakerojnë të dhënat në email-et e prokurorëve të SPAK.
