Hamasi ka publikuar fotot e tre pengjeve të mbajtur në Rripin e Gazës 100 ditë pas rrëmbimit të tyre.
Ata janë Noa Argamani, 26 vjeç, Yossi Sharabi, 53 dhe Iti Sabirsky, 38. Kjo është raportuar nga faqja e internetit Haaretz e cila flet për “luftë psikologjike” nga ana e Hamasit.
Hamasi shtoi se fati i të treve do të zbulohet sot. Noa Argamani ishte rrëmbyer nga milicët në festivalin Supernova rave në shkretëtirën e Negevit.
Në videon e publikuar shihet rrëmbimi i studentes izraelite, teksa ajo ndahej nga i dashuri me lot në sy dhe duke bërtitur për ndihmë.
Videoja prej dhjetë sekondash bëri xhiron e botës, ku shihet vajza duke hipur në pjesën e pasme të një motoçiklete dhe duke u dërguar në Rripin e Gazës.